LSI: Ja pse votuam kundër
Tiranë -Grupi i Këshilltarëve të LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë shpjeguar sot se pse nuk kishin dhënë votën e tyre pro buxhetit të kësaj bashkie për vitin 2009. Grupi i këshilltarëve ka kërkuar që Bashkia e Tiranës duhet të shpjegojë më parë në mënyrë të detajuar realizimin e buxhetit të vitit që lamë pas. “Ne kërkojmë që Kryetari i Bashkisë të reflektojë ndaj qëndrimeve dhe propozimeve tona me qëllim që buxheti i Bashkisë së Tiranës të jetë Buxheti i qytetarëve, gjithëpërfshirës dhe transparent”-theksoi Monika Kryemadhi.
Grupi në fjalë theksoi më tej se kishin kërkuar një transparencë më të madhe të mënyrës së hartimit të projekt-buxhetit 2009, si dhe marrjen e mendimit nga drejtuesit e Njësive Bashkiake.
“Kemi kërkuar rritjen e fondeve për disa çështje të rëndësishme, sikurse janë ngrohja në shkolla e çerdhe, ngritjen dhe funksionimin e qendrave sociale për moshën e tretë, kategoritë në nevojë, paraplegjikët e tetraplegjikët, si dhe ngritjen e një thertoreje për qytetin e Tiranës, çka nuk ishte reflektuar as në mbledhjen e djeshme”-vijon deklarata.
“Dua të theksoj që Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka bashkuar asnjëherë votat me Partinë Demokratike, sepse ne këtë qëndrim kemi mbajtur gjithmonë. Ne kemi votuar kundër edhe në votimin që bëri Këshilli bashkiak për dy parkingjet nëntokësore, të cilat kishin pas tyre interesat e PS dhe PD. Ne kemi votuar kundër edhe shumë vendimeve të tjera për dhënien e ambienteve me qira, të cilat janë çështje interesi të vogla të partive të ndryshme”-theksoi Monika Kryemadhi, duke iu përgjigjur akuzave të PS-së, për bashkimin e votave me këshilltarët e djathtë.
“Vota jonë nuk është thjesht politike, është një votë në shërbim të qytetarëve, në shërbim të interesave të qytetarëve, të njerëzve që ne përfaqësojmë dhe të njerëzve që na kanë votuar. Të mos harrojmë që për vetë mënyrën e funksionimit të saj, bashkia e Tiranës është një rast specifik. Ligji ka përcaktuar që përveç Bashkisë në Tiranë të ketë edhe 11 njësi bashkiake, të cilat drejtohen disa nga Partia Socialiste, disa nga partia Demokratike, disa nga LSI-ja, kryetarët dhe përfaqësuesit e të cilave janë ftuar në mbledhjet e këshillit e në mbledhjet e komisionit, në mënyrë që të shprehin edhe ata qëndrimin apo sugjerimet e tyre”-theksoi Sokola Dervishaj.