E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli, sherr me Rafaelën, vjen policia

ANGLI- Në pritje që Holi Henderson të tregojë më 15 maj historinë e saj me Mario Balotelin, sulmuesi i Mançester Sitit është bërë sërish personazhi kryesor i tabloidëve anglezë. Në shtëpinë e tij në Alderley Edge, mes Marios e të dashurës Rafaela Fiko, ka plasur një sherr i rëndë.

Kjo, vetëm pak ditë pasi bukuroshja Klo Evans, tregoi se kishte patur një lidhje me sulmuesin e Sitit, gjatë kohës që ai ishte me Rafaelën. Për shkak të përmasave të sherrit, Baloteli ka njoftuar edhe drejtuesit e Sitit, të cilët nga ana e tyre kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit shkoi në vendngjarje, por u kthye sërish pa bërë asnjë veprim. 

"Po ziheshin për çështje parash, kështu që nuk kishte nevojë të ndërhynim", ka qenë argumentimi i forcave të rendit. Lajmi gjithsesi ka bërë bujë në mediat angleze, teksa ky është sherri i dytë mes Balotelit dhe Fikos brenda pak javëve. Hera e parë ishte kur prostituta Xhenifer Tompson, tregoi se kishte patur raporte me Super Marion dhe se i dha fund vetëm pasi mori vesh se ai kishte një të dashur fikse. Atëherë, Rafaela e la jashtë shtëpisë, duke i marrë madje edhe çelsin. Gjithsesi, ai moment u la pas dhe bukuroshja italiane deklaroi "se Mario sidoqoftë, në darkë kthehej tek ajo".
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›