E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle në Tiranë, nis takimin me kryeministrin Berisha

TIRANË - Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Komisioneri pritet të takohet me përfaqësuesit me të lartë të vendit. Eurodeputeti do shoqërohet në takimet e tij nga kreu i prezencës së Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi dhe drejtori i KE për Zgjerim, Stefano Sanino.

Takimi i parë i komisionarit nis me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili nisi rreth orës 08:15 mësohet, për të vijuar më pas me axhendën 

Vizita e eurodeputetit Fyle do të shoqërohet nga protesta me karakter sensibilizues para Ministrisë së Integrimit, e organizuar nga Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar.
.
FYLE TAKON RAMËN
ORA 08-15 Eurodeputeti Stefan fyle nisi takimin e tij zyrtar në selinë rozë, ku u prit nga kreu i opozitës Edi Rama. Takimi Fyle-Rama ka përfunduar në orën 9:15 minuta. Kryesocialisti ka përcjellë pas takimit personalisht zotin Fyle jashtë ambienteve të selisë rozë, ndërkohë që nuk kanë dhënë një prononcim për mediat. 

AXHENDA
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle zhvillon të enjten një vizitë zyrtare në Tiranë, e shoqëruar kjo me një axhendë të ngjeshur takimesh me autoritetet më të larta të shtetit.

Programi i vizitës së tij parashikon në orën 12:40 takim me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, me kryeministrin Sali Berisha në ora 9:30, Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto (ora 10:00-12:40), kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli (ora 10:50-11:00) , si dhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama (ora 8:15).

Axhenda e takimeve do të nisë në orët e paradites, ndërkohë që pas takimit me kryeministrin Berisha komisioneri Fyle do të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Bëhet e ditur se Fyle do të jetë i pranishëm edhe në seancën e radhës së Kuvendit, ku pritet t’i drejtohet deputetëve me një fjalë përshëndetëse rreth orës 11:00´-11:30.

LAJMI VIJON 
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Fyle: 2012 është viti i mundësive evropiane për Shqipërinë Fyle në Tiranë, invalidët protestë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›