Këshilli Bashkiak, Basha: Prioritet zhvillimi ekonomik i Tiranës
Tiranë- Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës, ka nisur me debate mes palëve, pasi të djathtët kanë kërkuar që në rendin e ditës të futej dhe shkarkimi sekretarit Vladimir Gjonaj.
Kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi, ka kërkuar arsyet e shkarkimit nga këshilltarët e djathtë.
Gjonaj ka qenë funksionar politik, apo gjatë viteve të punës së tij ka paraqitur shqetësim që sot na bien në këtë përfundim?- iu drejtua Dalipi këshilltarëve të maxhorancës.
Ndërsa përfaqësuesi i LSI- së, Shezai Rrokaj ka deklaruar se gjithçka ëshë bërë në mënyrë ligjore dhe konform rregullave.
Kërkesa është ligjore, 1/3 e këshilltarëve ka vullnetin për ta kërkuar shkarkimin. Sa për arsyet ato mund të thuhen gjatë diskutimeve, nëse do të ketë të tilla. Futeni në rendin e ditës dhe ua themi arsyet,- tha ai.
Të majtët e kanë cilësuar vendimin si të paligjshëm dhe për këtë arsye kanë braktisur sallën.
Pas largimit të socialistëve nga salla, kreu i Bshkisë u shpreh se nuk pajtohet me situatën e kërijuar dhe ka bërë thirrje që këshilltarët të rikthehen në sallë.
Ky nuk është një gjest i përshtatshëm për Këshillin Bashkiak dhe shpresoj të arrihet në një mirëkuptim. Duhet të sigurojmë pjesmarrjen e tyre në përputhje me ligjin dhe normat e caktuara. Jam kundër akteve të pahijshme dhe tonet e larta nuk i shërbejnë mirëkuptimit,- tha ai.
Mazhoranca kërkon një sekretar tjetër në vend të Vladimir Gjonaj dhe për këtë ka depozituar kërkesën për këtë mbledhje të këshillit bashkia me 20 firma të këshilltarëve bashkiakë.
Një tjetër pikë që është kërkuar të futet në rendin e ditës ka qenë dhe dhënia e titullit Qytetar Nderi, për ish- ministrin e Jshtëm Italian, Framko Fratini.
Më pas me 28 vota pro të dyja pikat e propozuara janë futur në rendin e ditës.
Pas disa minutash pushimi këshilltarët e majtë janë rikthyer dhe ka filluar diskutimi i çështjeve kryesore të rendit të ditës.
Bsha ka prezantur projektet e këtij muaji, dhe sipas tij prioritet do të mbetet zhvillimi ekonomik.
“Sot paraqes 5 projekt-vendimet e majit për Tiranën e shekullit të 21 për miratim. Prioriteti ynë eshte zhvillimi ekonomik i Tiranës. Këte muaj shpallet fituesi i konkursit per bulevardin.Qytetaret duhet te jene pjese e vendimarrjes. Për peshëngritesen, Romela Bega, do të akordohen 2 mln leke te reja shperblim”- tha Basha.
Sot prietet që të diskutohen edhe 5 pika, por më e rëndësishmja është interpelanca mes kryebashkiakut Basha dhe këshilltarit të majtë, Aldrin Dalipi, mbi taksat. Pikat e tjera janë rregullorja e brendëshme e Bashkisë, bonusi i strehimit për tre zona në kryeqytet, ndryshimi i buxhetit për miratimin e shpërblimit prej 2 milionë lekësh të reja sportistes Romela Begaj për arritje të rezultateve të larta sportive, dhe higjena brenda institucionit.
Pika ku pritet të ketë debate është ndryshimi i rregullores ku kërkohet që zyrtaret e bashkisë nuk duhet të vishen me minifunde dhe dekolte të hapura.