E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli shpëton nderin e Milanit

Milani ka bërë mrekullinë në minutat e fundit ndaj Torinos. Kuqezinjtë i kanë shpëtuar humbjes nga Torino pasi ka arritur të shënojë për të barazuar në minutat e fundit të takimit duke nxjerrë një pikë, falë barazimit rezultat 2-1 në takimin e zhvilluar të shtunën në mbrëmje në Serie A.  Gjysma e parë e përballjes së zhvilluar në Stadio Olimpico di Torino u mbyll pa gola me vendasit që luajtën më mirë.

Fillimi i gjysmës së dytë ishte i keq për kuqezinjtë, pasi Danilo D’Ambrosio shënoi pas një asisti të Alessio Cercit në minutën e 47-të.

Në minutat në vijim, Massimiliano Allegri hedh në fushë edhe ish-sulmuesin e Juventusit, Alessandro Matri, por  gjërat vazhduan të mos shkonin mirë për Milanin.

Lojtari më i mirë i ndeshjes, Alessio Cerci dërgoi në ekstazë tifozët vendas duke shënuar golin e dytë në minutën e 71-të. Sulley Ali Muntari e dramatizoi fundit e takimit duke e ngushtuar rezultatin dy minuta para fundit të kohës së rregullt. Presioni i miqve i bëri vendasit të gabonin duke shkaktuar penallti dhe Mario Balotelli vazhdoi të ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë

Mesfushori shqiptar i Torinos, Migjen Basha, qëndroi në stolin rezervë deri në mbylljen e sfidës. Ky ishte barazimi i parë i Milanit në këtë fillim sezoni dhe pas tre javësh arkëton katër pikë. Po aq pikë ka edhe Torino nga një fitore, një barazim dhe një humbje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›