Dështon me portën bosh, u kërkon falje shikuesve

Është një prej gafave më të rënda në ndodhitë e futbollit e mbi të gjitha me portën bosh: portieri humbet topin, sulmuesi përfiton por me portën bosh bën të pamundurën duke goditur jashtë.
Më pas, Ali Sami Yachir, futbollist i MC Alger le fushën e lojës pas gafës dhe i kërkon menjëherë falje stadiumit të habitur dhe irrituar nga veprimi tij. Gjithçka ndodhi në ndeshjen e ligës së parë algjeriane kundër CR Belouizdad.