E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja cili lojtar i Barçës ia ofroi mëlçinë Abidalit

Nuk është vetëm paraja gjithçka në jetë ,këtë e dëshmon dhe e tregon më së miri Abidal, se kush ishte në gjendje të sakrifikojë për të.

Ish ylli i Barcelonës, Eric Abidal ka bërë të ditur se në kohën kur u desh t’i nënshtrohej transplantimit të mëlçisë, bashkëlojtari i tij i atëhershëm nga Barcelona, Dani ia ofroi të tijën.“Marrëdhëniet e mija me Danin Alves vijnë edhe para se ai të merrte fanellën time të vjetër me numrin 22. Kur u desh të operohesha, ai ma ofroi mëlçinë e tij. Sigurisht, nuk e mora në konsideratë pasi ai është futbollist profesionist. Raporti ynë është më i ngushtë se miqësia”, deklaroi Abidal gjatë një interviste për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.

Abidal u largua nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës duke kaluar te Monaco, ku është duke u paraqitur me sukses. /indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›