E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni i Nestës përfundon me sukses

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, është operuar me sukses dhe është në rrugë të mirë për tu rikthyer brenda 30 ditëve në fushat e blerta.
Konfirmimin e ka bërë klubi kuqezi nëpërmjet një komunikate për shtyp.
"Alessandro Nesta iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në klinikën Villa Stuart në Romë nga profesori Pier Paolo Mariani në prezencën e Massimo Manaras".
"Nesta do ti nënshtrohet një faze rikuperimi prej dy javësh. Ai pritet të rikthehet në aksion pas 30 ditësh", shkruan në komunikatë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›