E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berbatov: Do të jemi kampionë

Dimitar Berbatov beson se Manchester United do të arrijë të fitojë titullin e kampionit të Premier Ligës edhe për të katërtin vit radhazi dhe se Rooney sigurisht se do të shënojë më shumë se 40 gola.
Sulmuesi bullgar ishte në listën e golashënuesve në fitoren e djeshme prej 3-0 ndaj Fulhamit, me të cilën fitore United rimerr kreun e tabelës me dy pikë më shumë se Arsenali dhe Chelsea.
"Mund të ketë vetëm një fitues. Dhe unë mendoj se ata do të jemi ne. Arsenali dhe Chelsea janë ekipe të shkëlqyeshme dhe ne kemi disa ndeshje të vështira deri në fund të sezonit, por është mirë që ndeshjen me Chelsean do ta zhvillojmë në Old Trafford dhe kjo është një përparësi. Jam optimist se në fund do të jemi kampionë", ka thënë Berbatov.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›