Baloteli tjetër gol Runit, shkon dhe me kushërirën e tij
Mario Baloteli është një prej personazheve kryesore për mediat britanike, për atë që bën jashtë fushe. Pasi u mësua se ai kishte shkuar me prostitutën që kishte pasur marrëdhënie me Uejn Runin, duket se i ka bërë një tjetër gol këtij të fundit.
Sipas Daily Mail, Baloteli ka shkuar edhe me kushërirën e Runit, modelen Holly Henderson. Ky fakt është pohuar nga kjo e fundit, që ka thënë se është takuar disa herë me Balotelin.
Baloteli duket se e ka fituar këtë betejë, duke qenë se dhe prostitute që shoqërohej me Runin tha që Mario ishte më i mirë në shtrat, ndërkohë që Runi për momentin gëzohet vetëm me faktin se Junaited ndodhet para Sitit në kampionatin anglez.
Por, kur këto dy ekipe të takohen pas dy javësh, në një sfidë vendimtare për titullin, Runi dhe Baloteli duket se do të kenë edhe gjëra të tjera për të sqaruar, përveç atyre në futboll.

Holly Henderson