Balotelin, e ngatërrojnë me hajdut
ANGLI- Një aventurë me fund të lumtur për Mario Balotelin, që për faj të një oficeri sigurie skrupuloz dhe me probleme në njohjen e personave, për pak ka përfunduar i arrestuar. Sulmuesi i Mançester Sitit është kthyer natën në shtëpinë e tij në Mottram St.Endrju, në Çeshajër për të marrë disa gjëra bashkë me një mikun e tij. Kjo shtëpi tashmë është e braktisur, që pas çështjes së fishekzjarreve të Balotelit, që çuan në ndezjen e zjarrit.
Një punonjës i sigurisë, pasi ka parë dy persona që kontrollonin në shtëpi, ka dyshuar se bëhej fjalë për një grabitje. Ai ka dhënë menjëherë alarmin dhe aty kanë shkuar forcat e policisë. Por, kur kanë hyrë brenda, policët kanë parë se hajduti nuk ishte veçse i zoti i shtëpisë, Mario Baloteli. Gjithçka më pas ka kaluar me nota humori, por ngjarja nuk i ka shpëtuar vëmendjes së shtypit, që duket tepër i informuar mbi lëvizjet e sulmuesit të Sitit.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)