Stringa Rritjen ekonomike po e gllaberon borxhi i larte

Parlamenti ne Tirane miratoi parimisht ne oret e para te te shtunes projekt-buxhetin e shtetit 2012 megjithe kundershtimet e deputeteve te opozites. Javen tjeter nis diskutimi nen per nen i projekt-buxhetit me detaje konkrete. Qeveria thote se ky eshte nje buxhet ambicioz ne investime dhe rritje te pagave e te pensioneve. Por opozita thote se ky projekt-buxhet nuk e ndihmon ekonomine e vendit dhe nuk e zbut varferine e shtresave ne nevoje.
Por cfare mendojne ekspertet e ekonomise Dekani i Fakultetit Ekonomik ne Universitetin e Tiranes profesor Omer Stringa thote se projekt-buxheti eshte nje dokument realist qe per here te pare synon te perballet me krizen ekonomike rajonale. Por zoti Stringa thote se nje kujdes me i madh i duhet kushtuar uljes se borxhit publik sa kohe qe rritja ekonomike eshte e pamjaftueshme.
Zeri i Amerikes Cili eshte vleresimi juaj i pare per projekt-buxhetin e 2012
Omer Stringa Mund te them se ky projekt-buxhet eshte nga projekt-buxhetet me me kembe ne toke te gjithe viteve te qeverisjes se Partise Demokratike. Pavaresisht se nuk eshte shume optimist por eshte realist dhe ne vetvete ka edhe pak optimizem qe i sherben ekonomise. Ky eshte buxheti i pare i cili gjykon qe kriza eshte ne prag. Edhe kriza boterore ka ndikuar ne menyre te pamohueshme ne buxhetin tone. Nese ky buxhet realizohet ashtu si eshte nese investimet behen me eficience te plote do ta lejoje Shqiperine te eci perpara jo me ritme si pretendohet 4-5 per qind por eshte e mjaftueshme edhe 2-3 per qind ne kushtet kur gjithe rajoni eshte ne krize dhe kur dy vendet fqinje Italia dhe Greqia me te cilat kemi marredhenie te ngushta jane ne krize totale. Masat tona antikrize nuk i sherbejne zhvillimit te marredhenieve me vendet fqinje.
Zeri i Amerikes Cilat do te ishin disa nga sugjerimet tuaja teknike per te permiresuar kete projekt-buxhet
Omer Stringa Ne radhe te pare ky projekt-buxhet duhet te merrte ne konsiderate borxhin. Me rritjen ekonomike te Shqiperise 4-5 per qind borxhi asnjehere nuk duhet ta kaloje 60 per qindshin. Kapercimi i ketij niveli piku do te thote qe vete rritja qe krijon ekonomia shqiptare shkon per shlyerjen e borxhit. Pra vendi qendron ne nivel konstant. Rritjen e borxhit dhe kalimin e nivelit 60 per qind si ka thene ministri i financave une e quaj nje veprim shqetesues. Borxhi mblidhet pak nga pak dhe e keqja merret vesh me vone. Sot Greqia per te rregulluar financat e saj ka bere nje terheqje 12 vjet prapa. Pra sot popullsia greke sipas te gjithe reformave qe i kerkohen dhe duhen bere eshte ne nivelin e 12 vjeteve para. Te ardhurat dhe shpenzimet e tyre e tyre jane ato te vitit 1999. Borxhi eshte dicka qe te gezon kur e merr por ajo me pas na bie ne kurriz neve ose femijeve tane.
Zeri i Amerikes fare mendoni se duhet te beje konkretisht qeveria per te trajtuar me mire borxhin ose per ta ulur ate
Omer Stringa Se pari shpenzimet qeveritare duhet te jene shume shume te kursyera. E dyta rritja e pagave dhe pensioneve ne kurriz te borxheve asnjehere nuk eshte e rekomandueshme. Por shpesh politika dominon mbi ekonomine dhe ky eshte nje fakt. Nuk duhet harruar qe Shqiperia vjen ne 2012 pas nje viti elektoral. Kam bere nje studim dhe ka dale se vitet elektorale jane vitet me te keqija buxhetore. Viti 2012 ka pasojat ekonomike edhe te vitit elektoral 2011 edhe te krizes ekonomike rajonale. Prandaj duhet te jemi shume te vemendshem per te ndjekur edhe keshillat e Bankes Boterore dhe te FMN-se. Diten qe kalojme 60 per qindshin cfaredolloj rritje ekonomike 3-4 per qind shkon si kosto e borxhit madje eshte shume me pak.
Ne kemi nje kosto te madhe borxhi. Ne jemi si nje sipermarrje qe cka krijon e harxhon aty aty per borxhin. Shqiperia duhet te marre borxhe afatgjate. Por sot ne tregjet financiare te marresh borxhe afatgjate besoj se ka norma shume te larta interesi. Shqiperia mund te gjeje borxhe por jo me poshte se interesi 7-8 per qind. Ja nje llogari e thjeshte nje rritje ekonomike 7-8 per qind perballe nje borxhi mbi 60 per qind del se mbi 4 per qind e rritjes shkon direkt per shlyerjen e borxhit. Jemi ne nje situate delikate qe patjeter borxhi duhet te bjere poshte 60 per qindshit dhe cdo tentative per ta rritur bashke me te rrit mjaft edhe rrezikun per ekonomine. Nuk e di cfare llogarish ben ministria e financave por une pranoj ti qendroj besnik fjales rritje e qendrueshme qe do te thote te rritemi pa rrezikuar te ardhmen. Ne mund te rritemi sot dhe te deklarojme zhvillim por nese borxhin nuk e menaxhojme mire atehere do te detyrohemi te bejme terheqje prapa si ka bere Greqia me 12 vjet dhe Italia me 4-5 vjet prapa minimumi.
Zeri i Amerikes Po ekonomia reale kreditimi investimi portofoli familjar biznesi i vogel si jane aktualisht dhe si mund te fitojne ato siguri me te madhe
Omer Stringa shte fakt i pamohueshem qe ne Shqiperi ka dominuar politika ne ceshtjet ekonomike. Politika thote se ne rritemi ne ekonomi me shume se sa paraardhesit. Por asnjehere nuk mbajme parasysh garen qe kemi me kohen. Shqiptaret kane humbur shume kohe. Betejen e vertete shqiptaret e kane me kohen pra per te fituar kohen e humbur. Nje qeveri e ka bere punen mire nese siguron nje rritje ekonomike vjetore mbi 7-8 per qind. Kam bere nje studim dhe ka dale se vetem rritjet ekonomike vjetore mbi 7-8 per qind do ti sigurojne Shqiperise vendin e fundit ne Komunitetin Europian ne vitin 2020. Pra cdo deklarate se jemi mire me rritje 3-4 per qind apo se jemi me mire se paraardhesit nuk vlen sepse nuk jemi mire me shqiptaret dhe ambicjet per ta cuar vendin perpara.
Ky buxhet duhet te jete buxheti i pare ku ne duhet te merremi seriozisht me borxhin. Kjo eshte keshilla ime themelore. Deri tani kemi bere lojera fjalesh borxhi nuk ka problem edhe mund ta shtojme etj. Por me borxhin nje here po te rreshqiti pak kemba edhe nje rreshqitje e vogel te con me vite te tera prapa. Mendoj se qeveria duhet ti rikthehet edhe nje here tjeter ketij buxheti ta rikonsideroje borxhin dhe ta marre me nje seriozitet shume te madh. Duhet te marrim pervoje nga pesimet e vendeve fqinje. Degjoj edhe disa qe thone se kriza greke dhe ajo italiane ka pasoja pozitive per Shqiperine. Absolutisht jo. Nuk eshte e vertete. Kur komshijte jane keq sidomos komshij me peshe i gjithe pallati eshte keq aq me shume komshiu i katit. Asnje e mire nuk vjen nga vuajtjet e fqinjeve. Kush shkon me kete mendje besoj qe gabon. Qofsha une i gabuar