Balotelli Papë, luani në bastore

Mario Balotelli është një nga kandidatët e mundshëm për tu bërë Papa i ri. Pas paralajmërimit për dorëheqje të Papa Raisinger, në bastoret italiane janë futur disa emra si zëvëndësues të mundshëm, ku njëri nga ta është edhe Balotelli.
Kuota më të pranueshme janë ato që janë caktuar për kandidatët realë për fronin më të lartë të kishës katolike. Nigeriani Francis Arinze është ndër kandidatët kryesorë me koeficient 3.5, ashtu si kanadezi Mark Ouelet apo ganezi Peter Turkson, të cilët kanë koeficientin 4.5. Pas tyre vjen italiani Angelo Skola me koeficientin 5. Balotelli kuotohet me kuotën 1000, aq sa e ka edhe Jose Mourinho e Lance Armstrong./Indeksonline/