Balotelli, cak i racizmit

Sulmuesi italian, Mario Balotelli ka qenë viktimë e fyerjeve raciste në ndeshjen e parë të Grupit C, kundër Spanjës të dielën. Tifozët brohoritën kore raciste kur Balotelli u ndëshkua me karton të verdhë, dhe po ashtu edhe në momentin kur ishte duke dalë nga loja.
Balotelli, kishte deklaruar me herët se do t’i ‘vriste’ të gjithë ata që do ta fyenin, por ai arriti që ta ruaj qetësinë gjatë tërë ndeshjes, e cila në fund doli të përfundojë baras 1-1. Sulmuesi i Manchester Cityt është fyer edhe gjatë kohës që ka qëndruar në stol.
Tashmë kanë ndodhur disa incidente të tilla, pasi më herët ishin fyer disa lojtarë të kombëtares holandeze gjatë një seance stërvitore, e po ashtu edhe mbrojtësi i krahut të djathtë i Çekisë, Theodor Gebre Selassie, në ndeshjen e Grupit A kundër Rusisë.