Ukraina – Suedia (20:45)

Selektori i Ukrainës, Oleg Blokhin ka konfirmuar se lojtarët të cilët kanë qenë të helmuar para ndeshjes miqësore me Turqinë, janë shëruar dhe janë të gatshëm për ndeshjen me Suedinë, në kuadër të Grupit D.
Tymoshchuk dhe Voronin pritet që të rikthehen në formacionin bazë, mirëpo ylli i skuadrës, Andriy Shevchenko thuhet se mund ta fillojë duelin nga banka rezervë.
Elmander është i gatshëm për këtë takim, ndërsa Toivonen ka treguar lojë shumë të mirë kundër Serbisë, por trajneri Erik Hamren do të marrë vendimin se kush do të luajë përkrah Zlatan Ibrahimovicit në sulm. Që të dy skuadrat kanë nga një fitore në tri takimet e zhvilluara dhe një prej tyre ka përfunduar me barazim.
Formacionet e mundshme:
Ukraina: Pyatov, Husyev, Khacheridi, Mykhalik, Selin, Timoschchuk, Nazarenko, Konoplyanka, Yarmolenko, Devic, Voronin
Suedia: Isaksson, Lustig, Melberg, Olsson, Granqvist, Elm, Svensson, Kallstrom, Larsson, Toivonen, Ibrahimovic.