E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani përgatit ofertë për Ronaldon

Milani është duke përgatitur një mega-ofertë për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me ndihmën e Sheikut Mohammed Bin Rashid Al Maktoum.

Corriere dello Sport shkruan se Milani është në biseda me Sheikun Mohammed për t`i shitur atij aksione në klub, që kapin vlerën e 200 milionë eurove.

Dhe shumica e këtyre parave të mbledhura do të shkojnë për ta transferuar Ronaldon nga Real Madridi.

Milani do t`i ofrojë Ronaldos 20 milionë euro në vit për ta bërë atë lojtarin më të paguar në histori të futbollit dhe po ashtu dëshiron ta bëjë portugezin transferimin e parë mbi 100 milionë euro.

Ronaldo së fundi ka deklaruar se ai dëshiron ta mbyllë karrierën në Madrid. Kontrata e tij tani ka një klauzolë blerëse që kap vlerën e një miliardë eurove.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›