Balotelli i'a tregon muskujt Negueshës

Mario Balotelli kishte një arsye më shumë për të luajtur më mirë në ndeshjen ndaj Meksikës. Sulmuesi i njohur italian u bë hero i ndeshjes ndaj Meksikës duke realizuar golin e fitores për Italinë në fitoren 2 me 1.
Për të parë nga afër Balotellin, në stadium ishte edhe e dashura e tij, bukuroshja belge Neguesha. Balotelli pas golit e zhveshi fanelën duke u drejtuar nga tribuna ku Neguesha po bënte tifo për të.
Ajo që ra në sy te sulmuesi i Milanit, ishte trupi muskuloz që tregon se Balotelli është duke përparuar shumë fizikisht.