E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarja që punon te Borusia Dortmund

Nëse lojtarët e Borusia Dortmund kanë problem me shputat e këmbëve, këtë problem e zgjidhjë një pedikyriste shqiptare. Lavdije Murati është shqiptarja që kryen me sukses punën e pedikyristes te skuadra nënkampione e Evropës. Mënyra se si Lavdija u punësua te Dortmund ishte interesante.

"Një lojtar i Borussias ishte klient në studion e kozmetikës ku punoja unë. Ai më tha se në BVB po kërkonin dikë të këtij profesioni dhe unë u lajmërova atje ku edhe më pranuan" deklaroi Murati.

Pedikyristja shqiptare tha se nuk i njeh shumë mirë lojtarët e skuadrës por bën gjithçka që të ketë tretman të mirë ndaj tyre.

"Nuk kam fare ide për futbollin. As lojtarët e skuadrës nuk i njoh mirë. Përkujdesem që zakonisht kur lojtarët kanë probleme me shputa, unë të bëjë punën time si është më së miri" shtoi Murati./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›