Balotelli nen hetim nga antimafia

Hetuesit e antimafias në Itali duan të marrin në pyetje lojtarin e Manchester City, Mario Balotelli lidhur me një vizitë që ai bëri në një zonë të kontrolluar nga mafia në qytetin e Napolit.
Prokurorët deklarojnë se duan të pyesin mbi kontaktet e mundshme që ai mund të ketë padashur me mafian napoletane, të njohur me emrin Camorra.
Kërkesa e prokurorëve lidhet me një hetim shumë më të gjerë që ka të bëjë me pastrimin e parave.
Për momentin nuk ka ndonjë provë që të tregojë se Balotelli ka kryer ndonjë krim dhe ai vetë shprehet i hapur për të folur me hetuesit.
Por dyshimet e këtyre të fundit janë ngritur pasi futbollisti u fotografua në praninë e dy gangsterrëve të njohur gjatë një vizite në një burg të Fierences me lojtarët e tjerë të kombëtares italiane.
I lindur në Itali nga prindër ganezë, por i adoptuar nga një familje italiane kur ishte ende i vogël, Balotelli është një ndër të pakët lojtarë me ngjyrë që vesh fanelën e kaltër të kombëtares italiane.
Por ai nuk është futbollisti i parë, që nëse është e vërtetë, ka lidhje me organizatat kriminale.
Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona, ka qenë i njohur për lidhjet e tij të ngushta me kumbarët e Camorra-s gjatë kohës që luante për Napolin në vitet ’80.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Mourinho refuzon ofertat milionere
Trajneri portugez i Real Madrid, Jose Mourinho, ka refuzuar në muajt e kaluar një superofertë të pronarit të Anzhit. Largimi i Josip Kuzhe në tetor?
Humbja 2-1 në fushën e Luksemburgut iu “faturua” mbi të gjitha trajnerit Josip Kuzhe. Gabimet në vendosjen si edhe zgjedhjet e gabuara taktike në dy ndeshjet e fundit, kanë bërë që tekniku kroat të jetë në qendër të furtunës. Skela, agresion arbitrit pas turpit në Luksemburg
Turpërimi 2-1 në fushën e Luksemburgut është shoqëruar me polemika dhe episode mjaft të rënda gjatë takimit të luajtur në stadiumin “Josi Barthel”. Euro 2012, kualifikohet edhe Holanda
Edhe Holanda ka ruajtur hapin për në Euro 2012 me Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën. Marca: Neymar, Reali rrezikon sanksione
Nuk ndalet telenovela klasike përreth yllit të ri të Brazilit dhe Santos, Neymar, i ndjekur nga Real Madrid i Jose' Mourinho, me të cilin ka firmosur një marrëveshje paraprake, por që i intereson edhe Barcelonës së Pep Guardiolas.
Lajmet kryesore
Wollfarth: Në Shqipëri duhet dialog politik
"Vullnet të sinqertë për kompromis"
KFOR dhe EULEX aksion në veri
Përmbarimi bllokon financat e ministrive
Gjermani, shmanget sulmi terrorist
Maqedoni, festohet dita e pavarësisë