E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Amnesia’ botohet në anglisht

Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 12:15

Shtëpia botuese Corpos Editora nga Portugalia, botoi përmbledhjen me poezi në gjuhën angleze ‘Amnesia’ të shkrimtares shqiptare Ilire Zajmi.

Libri është botuar në formatin tradicional dhe si e–book.

Përmbledhja me poezi “Amnesia’ ndahet në tri cikle: Zoti më do, Identiteti dhe Melodia e shiut.

Shkrimtarja Ilire Zajmi është autore e disa veprave. Përmbledhjeve me poezi “Këmbanat e mëngjesit” dhe “Baladë e bardhë”, romanit “Fashitja e ëndrrave rebele”, librit publicistik “Un treno per Blace” botuar në gjuhën italiane nga shtëpia botuese italiane Meridiana në vitin 1999. “Një tren për Bllacë” erdhi në shqip 11 vite më vonë, botuar nga shtëpia botuese ‘Saga’ e Prishtinës.

“Amnesia” është libri i parë i Ilire Zajmit botuar në anglisht. Ajo është fituese e çmimit Ventennale për poezi, në konkursin ndërkombëtar të Poezisë, që u organizua në Milano të Italisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›