E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove deputetet injorojne gjykaten


Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë injoruar kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për t’u përgjigjur mbi imunitetin e tyre.

Sipas mediave kosovare, ligjvënësit kanë vlerësuar se kërkesa i duhej drejtuar një prej komisioneve të posacme, atij për legjislacionin, ose atij për imunitetet dhe mandatet dhe jo vetë atyre.

Arsim Bajrami, kryetar i nënkomisionit për mandate dhe imunitete, deklaron se gjykata duhet t’i kërkonte sqarimet nga ky segment.

“Do të ishte mirë që gjykata të kërkonte sqarim nga komisioni për legjislacion, ose nënkomisioni për mandate, duke marrë opinionin e krejt Kuvendit dhe jo opinione individuale”, ka deklaruar Bajrami.

I vetmi deputet që i ka kthyer përgjigje Gjykatës Kushtetuese është deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani.

Cështja e imuniteteve në Kosovë u ngrit pas hetimeve të hapura nga misioni EULEX mbi krimet e luftës, objektiv i të cilave ishte deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Arrestohen tre aktivistë të Vetëvendosjes
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren tre aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ishin mbledhur para Kuvendit Komunal për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj projektligjit për Qendrën Historike të qytetit, që po shqyrtohet nga asambleja komunale.
KFOR dhe EULEX aksion në veri
Forcat e KFOR-it dhe EULEX-it kanë filluar sot herët në mëngjes një aksion të ri në veri të Kosoves. Aksioni ne Zubin Potok zhvillohet ne kuader te hetimeve per vrasjen e policit Enver Zymberi, më 26 korrik. Veriu, EULEX studion kthimin e doganierëve
Misioni EULEX po shqyrton me institucionet e Kosovës mundësitë për rivendosjen e agjentëve doganorë në pikat kufitare në veri të Kosovës.
Limaj: Thaci, një hipokrit
Ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, e quan jo kushtetuese kërkesën të cilën qeveria e Kosovës ia bëri Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur cështjen e imunitetit të deputetëve. Haga: Haradinaj, gjykim të drejtë
Gjykata ndërkombëtare e Hagës shpreson që gjykimi ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të jetë i drejtë.

Lajmet kryesore

Wollfarth: Në Shqipëri duhet dialog politik
"Vullnet të sinqertë për kompromis"
KFOR dhe EULEX aksion në veri
Përmbarimi bllokon financat e ministrive
Gjermani, shmanget sulmi terrorist
Maqedoni, festohet dita e pavarësisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›