E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli zyrtarisht tek Manchester City

LONDER- Telenovela Balotelli ka marrë fund. Sulmuesi i Inter zyrtarisht është blerë nga Mançester City. Mario Balotelli ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me anglezët të cilët drejtohen nga ish-trajneri i tij tek Interi, Roberto Mançini.

Marrëveshja mes Sitit dhe kampionëve të Italisë u finalizua pasi anglezët ranë dakort të derdhin 28 milionë euro në arkën e Interit, ndërkohë që vetë lojtari do të qëndrojë 5 sezone në “City Stadium” dhe do përfitojë një pagë sezonale prej 3.5 milionë eurosh.

“Do të preferoja të rritesha në karrierë në vendin tim. Po largohem me shpresën se do aktivizohem më shumë, të luaj për mua është shumë e rëndësishmë. Kam nevojë të luaj, të gaboj dhe të mësoj prej këtyre gabimeve. Kërkoj një ambient më të qetë rreth vetes”, deklaron futbollisti në faqen e tij zyrtare.
(e.n/lf/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›