Vrasja e 35 vjecaritDule: Policë minoritarë në Himarë
GJIROKASTER- Pas ngjarjes së rëndë në Himarë, ka ardhur sot reagimi i kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili dënoi vrasjen e 35 vjecarit Aristotel Guma, ndërsa kërkoi ristrukturim të policisë në qytetin jugor.
Përmes një deklarate nga qyteti i Gjirokastrës, Dule bëri të ditur se të gjithë punonjësit minoritarë do të ndërpresin neser punën e tyre prej orës 10-11 të paraditës në shenjë proteste kundër aksidentit të qëllimshëm në të cilin u vra minoritari 35 vjecar.
I riu Aristotel Gume u përplas për vdekje teksa udhëtonte me motorrin e tij në në vendin e quajtur “Avli” në aksin që lidh qytetin e Himarës me Himarë-Fshat.
Sipas deshmitareve, para vrasjes, djemtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku sipas burimeve, të rinjve nuk u ka pëlqyer e folura në gjuhë greke nga drejtuesi i motorit.
Banorët e Himarës kanë reaguar ashpër ndaj kësaj ngjarje duke e konsideruar aksidentin të qëllimshëm dhe sulm kundër minoritetit grek në Himarë. Ata bllokuan disa herë aksin nacional Vlorë-Sarandë duke krijuar radhë të gjata automjetesh.
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e 7 personave të akuzuar për këtë ngjarje, duke shpallur në kërkim Ilir Mukën, drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin e 35-vjeçarit Aristotel Guma.
Sipas policisë, “Muka akuzohet për aksidentim me pasojë vdekjen”, ndërsa të arrestuarit e tjerë për “bashkëpunim në krim e dhënie ndihme për largim të autorit”.
(e.n/BalkanWeb)