Halimi Smund te hetojme me mire se prokuroria

Juristi demokrat anetar i komisionit hetimor shpjegon kornizen ligjore brenda te ciles do funksionoje hetimi i zgjedhjeve te 28 qershorit
Nje nga anetaret e Komisionit Hetimor qe do te ngrihet per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 Eduard Halimi thekson se ne cdo rast hetimi parlamentar duhet te jete ne perputhje me standardet dhe parimet kushtetuese.
Ne nje interviste per gazeten Shekulli anetari i Komisionit te Ligjeve Halimi sqaron se ne ndihme te 15 anetareve te Komisionit Hetimor do te jene edhe eksperte te pavarur sic jane juristet per te dhene kontributin e tyre per realizimin e detyrave qe do ti percaktohen ketij komisioni ne perputhje edhe me objektin e hetimit qe do te percaktohet nga parlamenti.
Zoti Halimi parlamenti caktoi daten 23 dhjetor per shqyrtimin e ngritjes se Komisionit Hetimor. Ne emrat e propozuar nga ana e mazhorances per anetare te ketij komisioni jeni edhe ju. Cilat jane pikepamjet tuaja per funksionimin e komisionit
Ne i qendrojme fort idese qe hetimi parlamentar duhet te jete ne perputhje me standardet dhe parimet kushtetuese. Te gjitha mekanizmat si ekspertet puna e tyre duhet te jete brenda parimeve te percaktuara nga Gjykata Kushtetuese. Nuk mund te dali eksperti edhe te thote une dua te hap kete kuti se ben dot. Gjithcka e ben Komisioni dhe Parlamenti.
Ne projektvendimin e PS-se flitet per hetim te materialeve zgjedhore per listat e zgjedhesve. Si mendoni se do te kontrollohen
Per mendimin per cdo pretendim per aq kohe sa eshte mbyllur procesi zgjedhor duhet te kalonte permes sistemit te pranohet sistemi gjyqesor dhe me pas ne qofte se dyshohej per manipulime do te kalonte ne prokurori . Per aq kohe sa ata nuk kerkojne te zgjedhin rruge institucionale por kerkojne rrugen e hetimit parlamentar hetimi duhet te jete ne perputhje me ligjin per komisionet hetimore dhe sigurisht qe duhet te respektoje parimet e Gjykates Kushtetuese.
Me konkretisht....
do hetim parlamentar perfshin eksperte ligjore dhe eksperte te fushave te ndryshme per cdo lloj hetimi sipas ligjit. eshtja eshte se deri ku mund te shkojne ekspertet. Ekspertet qe jane ndihmesit e anetareve te komisionit duhet te hetojne ato ceshtje qe jane brenda suazes se nje hetimi parlamentar.
U hapen kutite ne Shkoder i mbylli hetuesi i Shkodres. Une nuk mund ti hetoj me mire se ata. Nuk mund ti rihetoj une. Prandaj them se duhet te jete brenda suazes se hetimit parlamentar.
Ne qofte se ngrihet ky komision hetimor. Mendoni se duhet te therriten edhe prokurore
Per cdo hetim Ligji per Komisionet Hetimore nuk eshte ligj vetem per hetimin e zgjedhjeve por eshte ligj per cdo Komision Hetimor parlamentar. Ne te gjithe komisionet hetimore jane perfshire eksperte ne te gjitha qe nga 2003 e ne vijim. Komisionet Hetimore perbehen nga eksperte juriste por ka edhe eksperte te tjere qe jane te fushave te ndryshme.
Ne pjesen me te madhe te pyetjeve flitet per dyshime qe kane partite. A i druheni frikes se duke pasur opozita shumicen ne Komisionin Hetimor mund te kerkoje me pas edhe fletet e votimit
Ka vendime per kete. Do kete nje vendim parlamenti i cili do te percaktoje objektin qe te percaktohen qarte mjetet hetimore kjo nepermjet vendimit te Parlamentit. Gjithcka me vendim te Parlamentit. Pervec vendimit parlamentar eshte edhe nje vendim i Gjykates Kushtetuese i cili thote qe duhet te percaktohet qarte qe te juristet e komisionit hetimor.
Gjykata Kushtetuese te pakten nga viti 2003 deri ne vitin 2010 eshte fakt qe ne gjashte vendime qofte per fasadat qofte per ILDKP-ne qofte per Prokurorin e Pergjithshem. Ne te gjitha keto vendime gjykata ka thene qe ceshtja me thelbesore qe duhet te percaktoje parlamenti per hetime eshte percaktimi i objektit i mjeteve dhe kjo behet ne perputhje me standardet kushtetuese.
do te thote Do te thote qe kur te besh objektin duhet te respektosh pavaresine e pushtetit gjyqesor. Kur te besh objektin duhet te percaktohen mekanizmat qe nuk sjellin ndryshimin e Kushtetutes.
Nuk mund te themi se meqe jam une dhe Damiani te dy mund te bejme cfare te duam. Ne nuk kemi pushtet te pakufizuar. Ne kemi pushtet brenda pushtetit legjislativ. Prandaj them qe ajo qe percaktohet ne objektin e komisionit hetimor nuk mund te ndryshohet me sepse do e miratoje Parlamenti.
Kur ta miratoje parlamenti do ta miratoje ne perputhje me Kushtetuten me parimet dhe standardet kushtetuese qe do te vendose pikat mbi i. do gje qe do te ndryshohet me mbrapa duhet te vije ne parlament.
Nje nga pikat le te themieshte zgjatja e hetimit i cili eshte percaktuar 4 muaj. Ne qofte se do ti ndryshosh afatin ashtu sic ka ndodhur me te gjithe komisionet duhet te vendose Kuvendi nuk eshte se e merr vete Komisioni.
Nisma
Nenkryetari i grupit parlamentar Socialist Erion Brace ndermerr nismen qe synon rithemelimin e kultures se ndeshkueshmerise
Brace Te ndahet politikani nga biznesmeni
TIRAN - Denoncimi i fenomenit te korrupsionit qe eshte kthyer ne nje gje normale per shoqerine shqiptare ka sjelle dhe angazhimin e nje prej zyrtareve te larte socialiste per te krijuar nje udherrefyes per Partine Socialiste.
Anetari i Kryesise se PS-se Erion Brace njeheresh nenkryetar i grupit parlamentar Socialist ka sqaruar dje per mediat nismen me te fundit te tij qe synon rithemelimin e kultures se ndeshkueshmerise.
Ne nje dokument prej gjashte pikash ajo qe bie ne sy eshte ndarja e qarte e rolit te politikanit nga ai i biznesmenit dhe pasuria e vene nga korrupsioni ti kthehet qytetarit. Per kete arsye mesditen e te shtunes Brace i ka dorezuar dokumentin kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama kryetarit te Asamblese Kombetare te PS-se Gramoz Ruci sekretariatit dhe anetareve te Kryesise socialiste. Dokumenti i dorezuar mban titullin Angazhime politike parimore Drejtesi mbi korrupsionin.
Kete material e shoqeron dhe nje kerkese statusore drejtuar kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama qe permes atributit statusor qe ka te mbledhe Kryesine per te zhvilluar nje analize dhe diskutim per korrupsionin dhe te dilet me nje qendrim mbi kete ceshtje.
Duhet te rithemelojme kulturen e ndeshkueshmerise penale e administrative ne Shqiperi kulture qe tanime eshte cenuar rende me nje mori rastesh te korrupsionit qeveritar nuk ndeshkohen.
Pra dokumenti synon rithemelimin e kultures se ndeshkueshmerise per favorizuesit per ushtruesin dhe per perfituesin nga korrupsioni ne kete vend ka sqaruar nismen e tij deputeti i Partise Socialiste Erion Brace.
Mbi kete ceshtje ai propozon qe te behet ndeshkimi i zyrtareve te cdo niveli qeverises si detyrim politik e ligjor te rithemeloje kulturen e ndeshkueshmerise administrative e penale per favorizuesin ushtruesin perfituesin nga korrupsioni pa i ndare ne tanet te kundershtarit apo te perbashket.
Sipas tij ky ndeshkim te shoqerohet me ndryshimet e domosdoshme ligjore qe mundesojne ndeshkim me te rende per nivelin me te larte te zyrtarit te perfshire ne korrupsion.
Kultura e ndeshkueshmerise se zyrtareve qe ushtrojne korrupsion te shtrihet deri tek produkti i korrupsionit tek pasuria e vene permes korrupsionit e cila duhet te konfiskohet te shtetezohet dhe ti kthehet publikut qe ka pesuar dem kolosal pikerisht nga ky produkt i korrupsionit ka pohuar Brace.
Nje tjeter ceshtje qe per deputetin socialiste kerkon nje trajtim te vecante ne luften ndaj korrupsionit eshte dhe edhe ndertimi i nje marredhenieje te re me sipermarrjet. Sipas tij duhet te ndertohet nje marredhenie ligjore e administrative me sipermarrjen duke u vendosur qarte si nje alternative qe krijon mundesi me rregulla ligjore te drejta e te barabarta te taksimit e konkurrences ndarjes se kontratave qeveritare pasurise dhe lejeve koncesionare te perdorimit te pasurise publike.
Pra shpjegon anetari i Kryesise ne dokumentin e propozuar prej tij nje parti e ndare qarte nga sipermarrja dhe interesat e ngushta te saj qe nuk e ben klient sipermarrjen qe nuk tregton shet tjeterson vendimmarrjen politike dhe administrative tek sipermarrja klient me qellimin e vetem perfitimet e paligjshme.
Pra te ndajme qarte roli i politikanit nga ai i biznesmenit shpjegoi Brace per mediat. Sipas deputetit socialist ky dokument keto angazhime nuk synojne te permiresoje qeverine e Sali Berishes qe ne optiken e tij nuk mund te permiresohet. Kjo qeveri duhet rrezuar si elementi themelor qe mbart praktikat korruptive dhe qe ka instaluar kulturen e korrupsionit si menyre jetese ne vend deklaroi ai.