E Diel, 1 Nëntor 2026

Bamir Topi-Tileman Shqiperia eshte e angazhuar teresisht per tu anetaresuar me te drejta te plota ne BE.

Presidenti i Republikes Bamir Topi i tha sot keshilltarit te sekretares amerikane Klinton se pas anetaresimit ne NATO Shqiperia eshte e angazhuar teresisht per tu anetaresuar me te drejta te plota edhe ne BE.

Zyra e shtypit e presidentit ka zbardhur takimin e zotit Topi me Keshilltarin e larte te Sekretares amerikane te Shtetit per Shoqerine Civile dhe Demokracite e Reja Tomikah Tileman.

Eumlshte nje angazhim i rendesishem qe ne kemi ndermarre ne kete drejtim duke u perpjekur per te realizuar te gjitha kriteret e integrimit te BE-se. Ne keto momente kerkohet intensifikimi i rolit te shoqerise civile shqiptare duke perforcuar konsolidimin e demokracise forcimin e shtetit ligjor pavaresine e institucioneve kushtetuese dhe mbrojtjen e interesave te qytetareve shqiptare u shpreh gjate takimit Kreu i Shtetit.

Gjate takimit ku merrte pjese edhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone Aleksander Arvizu Presidenti i Republikes theksoi se vizita e Tileman eshte nje tregues me teper i mbeshtetjes dhe vemendjes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes per Shqiperine per te cuar me tej arritjet e saj demokratike reformat gjitheperfshirese per zhvillimin dhe qendrueshmerine ekonomike duke perfshire ketu shoqerine civile bazuar ne standardet dhe pervojat e demokracive me te perparuara perendimore.

Presidenti Topi beri nje pershkrim te zhvillimeve me te fundit ne vendin tone duke vene theksin ne prioritetin e politikes se jashtme te Shqiperise qe anetaresimi me te drejta te plota ne NATO se afermi te pasohet nga integrimi i vendit ne familjen e madhe evropiane.

Kryetari i Shtetit nenvizoi se ne keto njezet vite demokracie shoqeria civile shqiptare ka deshmuar vlera dhe ka pasur nje kontribut te pamohueshem ne bashkerendimin e qendrimeve per shfaqjen dhe mbrojtjen e kendveshtrimeve te saj per ceshtje te nje interesi te vecante e rendesishem publik ne situata nga me te ndryshmet.

Sipas tij eshte detyre e institucioneve shteterore qendrore dhe lokale per te degjuar me shume zerin e tyre dhe per te ndervepruar me qellim rritjen e standardeve dhe vlerave te demokracise ne shoqerine shqiptare dhe institucionet e saj.

Ndersa Keshilltari i larte i Sekretares amerikane te Shtetit per Ceshtjet e Shoqerise Civile dhe Demokracite e Reja Tomikah Tileman vleresoi rolin kushtetues dhe institucional te Kreut te Shtetit per tu dhene ze dhe mbrojtur interesat e mbare qytetareve shqiptare si dhe per promovimin e perkrahjen e vazhdueshme te shoqerise civile ne misionin e tyre ndergjegjesues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›