Nis mbledhja e Keshillit Bashkiak 7 projekte te reja per tu shqyrtuar

Pak minuta me pare ka nisur mbledhja e Keshillit Bashkiak ne te cilin pritet te shqyrtohen 7 projekte te Kryebashkiakut Basha. Keto projekte kane te bejne me zgjerimin e transportit publik kursimin e parave te qytetareve investim ne art dhe kulture fuqizimin e Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit.
Ne nje njoftim te djeshem te Bashkise permenden krijimi i nje linje te re autobuzi e cila do te shtrihet nga Qendra deri ne Qytetin Studenti.
Projekti i dyte ka te beje me zyrtarizmin e procesit te hartimit te Planit Urbanistik te qytetit. Projekti tjeter ka te beje me krijimin e Komisionit per ndertimin e Xhamise se re.
Nje projekt tjeter eshte ai qe ka te beje me fuqizimin e Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit nga spekulimet dhe mashtrimet.
Nje tjeter projekt eshte ai per rehabilitimin e qendres se qytetit pasi qendra eshte me shume se sa hapesira fizike qe ajo ze eshte nderlidhese e lagjeve te ndryshme dhe eshte projektuar per te ndihmuar qytetaret ne jeten e tyre te perditshme.
Projekt tjeter qe i propozohet Keshillit eshte edhe ai qe ka te beje me krijimin e Bordit per Artin dhe Kulturen qe do te kete si detyre miratimin e fondeve ne kete fushe cka do te sjelle permiresimin e cilesise se jetes ne qytet.
Nderkaq qe ne fillim te tij Kryetari i Keshilltareve socialist Aldrin Dalipi u shpreh se para cdo mbledhje eshte e domosdoshme mbledhja e grupeve perfaqesues ne Keshill.