E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon Dialog per veriun

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka përsëritur se pret nga liderët e Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen seriozisht në dialog.

Ai i ka bërë këto komente në një konferencë për gazetarë në selinë e OKB-së, pak kohë pas përfundimit të turneut të tij në shtetet ballkanike, ku vizitoi edhe Kosovën.

“U kam thënë liderëve në Beograd dhe Prishtinë se pres përkushtim të sinqertë dhe serioz për dialog nga të dy palët. Të gjitha çështjet, në veçanti tensionet në Veri, duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore”, është shprehur Ban Ki Moon.

Ai ka theksuar më tutje se rëndësinë e dialogut e ka shprehur në çdo vizitë që ka bërë në vendet e rajonit, ndërsa është shprehur se kthehet në Nju Jork me përshtypjen të thellë për elasticitetin dhe dinamizmin e rajonit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›