E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri i Kukullave drejt bregdetit, shfaqje për fëmijët gjatë verës

Trupa e teatrit kombëtar të fëmijëve zhvendoset drejt qyteteve bregdetare duke ju bashkuar fëmijëve në këto ditë të nxehta vere. Të shoqëruar edhe nga trupa e qëndrës kulturore të fëmijëve, emocione të shumta do të përcillen në sytë e fëmijëve për të shtuar më tej gjallërinë e pushimeve më shfaqje, valle dhe këngë. Dy janë shfaqet që do t`i shoqërojnë : "Toka e Shqipes" dhe "E bija e Hënës dhe e diellit".
 

Deri në fund të gushtit trupa do të lëvizë në qytet brenda vendit, ndërsa në shtator pritet që shfaqet të përformohen edhe përtej trojeve shqiptare. Ky është "projekt i të rinjëve" nën mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, me qëllim mbajtjen gjallë të aktiviteteve kulturore për fëmijë gjatë gjithë verës, i cili do vazhdojë me shfaqje të reja edhe në muajin shtator ku do të vihen në skenë nga trupa profesionale në Teatrin Kombëtar të Fëmijëve.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›