E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon Kufijte te zhbllokohen


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka kërkuar nga Serbia dhe Kosova, që ta zgjidhin mospajtimin kufitar dhe theksoi se kufijtë e bllokuar janë të papranueshëm.

“Kërkoj nga Beogradi dhe Prishtina që t’i zgjidhin të gjitha çështjet, që janë në pritje dhe është e papranueshme që kufijtë janë të bllokuar”, tha Ban Ki Moon.

Sekretari i OKB-së theksoi se konfliktet zgjidhen përmes dialogut.

Edhe fëmijë në barrikada

Serbët e Kollashinit që nga mëngjesi i së hënës janë mbledhur pranë barrikadës kryesore në fshatin Zupç afër Zubin Potokut, në shenjë pakënaqësie ndaj KFOR-it rreth paralajmërimit të tyre Veriu i KosovësBarrikadat, KFOR shpreson në bashkëpunim KFOR-i: Do të shfrytëzojmë rrugët tokësoreKFOR, ultimatum për barrikadat për heqjen e barrikadave në drejtim të Bërnjakut.

Lajmin e ben të ditur Kosovapress, duke sqaruar se mes personave që qëndrojnë në barrikada janë edhe fëmijë, të cilët kanë braktisur mësimin për këtë shkak.

Ndërkohë të martën do të nisë transferimin e trupave të KFOR-it në pikat kufitare. Aksioni do të niste të henën, por komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Drews e shtyu atë 24 orë.

“Përfaqësuesit e komunave të Leposavicit, Mitrovicës veriore, Zubin Potokut dhe Zvecanit kanë kërkuar më shumë kohë dhe komandanti i KFOR-it ka vendosur t'u ofrojë një ditë shtesë. Komandanti i KFOR-it vlerëson vullnetin e tyre për t’i hapur rrugët për furnizimin e trupave të KFOR-it në Jarinje e Bernjak", thuhet në komunikatën për media të KFOR-it.

Në komunikatë gjithashtu theksohet: “Misioni i KFOR-it është ta ruajë një ambient të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e të gjitha komuniteteve në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë ta bëjë këtë në mënyrë të vendosur, të kujdesshme dhe të paanshme, në pajtim të plotë me mandantin tonë”.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Tahiri optimiste: Bisedimet me Beogradin, në nëntor
Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërprera njëanshëm nga Serbia mund të rinisin në fillim të nëntorit. Bisedimet teknike do të përqendrohen tek energjia, telekomunikacioni dhe bashkëpunimi rajonal për Kosovën.
Jahjaga: Reformë në sistemin e drejtësisë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e konsideron shumë të rëndësishëm reformimin në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se përmirësimet në këtë fushë duhet të jenë prioritete institucionale.
Kacin: Integrimi? Beogradi të heqë barrikadat
Për të fituar statusin e kandidatit është e domosdoshme që Qeveria e Serbisë të bëjë thirrje për largimin e barrikadave në veri të Kosovës.
Vetëvritet ushtari i KFOR-it
Një ushtar i KFOR-it është vetëvrarë mengjesin e së dielës në veri të Kosovës.
Mitrovicë, zbulohet një skelet njerëzor
Gjatë punës për zgjerimin e një rruge, pranë vendit ku po ndërtohet spitali i ri i rajonit të Mitrovicës, punëtorët zbuluan një skelet njerzor.

Lajmet kryesore

Sequi: Mes zyrtarëve, jo gjuha e përcarjes
"Ngërci politik nuk ju dha statusin"
Berisha: Rama nuk e do reformën zgjedhore
Tahiri optimiste: Bisedimet me Beogradin, në nëntor
Video e Metës, ekspertët s’kanë mjete
Barrikadat, KFOR shpreson në bashkëpunim

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›