E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki-Moon: Situata në Kosovë stabile

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon ka vlerësuar në raportin e publikuar për Këshillin e Sigurimit se situata e sigurisë në Kosovë është stabile. "Përderisa autoritetet e Kosovës vazhdojnë të kenë marrëdhënie pune me përfaqësuesin tim të posaçëm Lamberto Zannier, UNMIK-u përballet me sfida në rritje për plotësimin e mandatit të tij", thuhet në raport.Raporti thotë se "autoritetet e Kosovës kanë vazhduar të veprojnë mbi bazë të Kushtetutës së Kosovës" duke mos përfillur më tej pushtetin tashmë të tejkaluar të UNMIK-ut, i cili në Kosovën e pavarur që e kanë njohur 56 shtete, është jorelevant.Sekretari i Përgjithshëm ka konstatuar se ka ardhur deri tek bartja e përgjegjësisë në sektorin e drejtësisë nga UNMIK-u tek EULEX-i. Ki-Moon po ashtu ka theksuar se misioni i rikonfiguruar i Kombeve të Bashkuara në Kosovë do të mbetet në numër të zvogëluar në Mitrovicë dhe se do të merret me çështjet e pakicave, kthimin e të zhvendosurve, lirinë e lëvizjes dhe trashëgiminë kulturore. Raporti i Sekretarit të përgjithshëm i cili u publikua në faqen e internetit dhe u shpërnda më pas në Kombet e Bashkuara, tashmë iu është kaluar anëtarëve të KS të OKB-së, të cilët të më 23 mars në New York do të debatojnë lidhur me të dhe për zhvillimet gjatë tre muajve të fundit në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›