E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD emëron 10 magjistratë të rinj

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka emëruar sot dhjetë magjistratë të rinj në organet e drejtësisë. Kështu, Rezarta Mataj propozohet të emërohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Kavajë, Enerjeta Deraj, në gjykatën e rrethit gjyqësor Kavajë,Sonjela Voskopi, në gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë, Esmeralda Ceka, në gjykatën e rrethit gjyqësor Lushnjë,Alma Hoxha, në gjykatën e rrethit gjyqësor Krujë,Vojsava Osmanaj, në gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë,Gentian Hamiti, në gjykatën e rrethit gjyqësor Fier,Matilda Shalla, në gjykatën e rrethit gjyqësor Fier,Irida Kacerja, në gjykatën e rrethit gjyqësor Shkodër dhe Ervin Trashi, në gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër.Të gjithë këta magjistratë kanë përfunduar vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës 2007 - 2008. Këshilli i Lartë i Drejtësisë konsideroi në koherencën më të mirë të mundshme, renditjen e magjistratëve sipas vlerësimit përfundimtar nga Shkolla e Magjistraturës dhe preferencat e shprehura prej tyre, kërkuar nga ana e Këshillit disa ditë më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›