Ban Ki Moon apel për situatën në Gaza
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së thirrje për ndalimin e luftimeve
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka bërë apel për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve në Rripin e Gazës që deri tani kanë shkaktuar me djetëra viktima. Ban Ki Mun do të udhëtojë të hënën në kajro ku dhe po mbahen bisedime për të gjetur mënyrën e vendosjes së një armëpushimi. Ide kjo që nuk mbështetet aspak nga kryeministri izraelit Netaniu i cili ka deklaruar se është i gatshëm për të zgjeruar ofensivën nga toka në cdo moment. Deklaratë kjo që gjen dhe konfirmimin e ministrit të brendshëm të izraelit që ka vënë në gatishmëri rreth 75 mijë rezervistë. Nga ana e tij presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama i cili ndodhet në Tajlandë në kuadër të turit të të tij në azinë juglindore, nga Bangkoku ka dekalruar se mbështet Izraelin por është kundër përshkallëzimit të dhunës.