Kryeprokurori, Presidenti nis të martën konsultimet me partitë parlamentare
Kreu i shtetit biseda të veçanta me kryetarët e grupeve kuvendore
Presidenti, Bujar Nishani do të zhvillojë nesër takime te veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, të cilat synojnë të evidentojnë vlerat me të mira që duhet të përfaqësojë figura e ardhshme e Prokurorit të Përgjithshëm, si një pozicion i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Takimet do të zhvillohen në mjediset e Presidencës dhe zyra e shtypit pranë këtij institucioni zbardh axhendën e takimeve:
Ora 10:00 - Takim me Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Z. Astrit Patozi
Ora 11:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Z. Gramoz Ruçi
Ora 12:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste per Integrim, Z. Lefter Koka
Ora 13:00 – Takim me Kryetarin e Partisë Republikane, Z. Fatmir Mediu
Ora 14:00 – Takim me Kryetarin e Partisë Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Z. Vangjel Dule
Ora 15:00 – Takim me Kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Z. Shpëtim Idrizi