Ban Ki Moon kritikon Izraelin për provokime
“Ban ki Mun ndjehet i dëshpëruar me vazhdimin e aksioneve izraelite për shkatërrimin e shtëpive palestineze dhe dëbimin e familjeve, si dhe vendosjen atje të kolonëve izraelitë”, bëri të ditur zëdhënësi i shefit të OKB-së.
Zhvillime të tilla ashpërsojnë edhe më shumë tensionet mes palestinezëve dhe izraelitëve. Ki Mun rikujtoi qeverinë izraelite se ka marrë përsipër realizimin e planit të ashtuquajtur “Road Map”, i cili parashikon ndalimin e të gjitha aktiviteteve për vendosjen e kolonëve.
Sjelljet e Izraelit do të jenë një prej temave kryesore edhe në takimet e sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, e cila do të takohet në Kajro me presidentin e Egjiptit, Husni Mubarak, homologun e saj Ahmed Abul Gheit dhe shefin e shërbimit sekret Omar Suleiman. /dw/start/