Dhuna ndaj Bazes, gazetarët protestë para kryeministrisë
Ata solidarizohen kundër akteve të dhunës ndaj gazetarëve dhe njerëzve të mediave, duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj botuesit të gazetës “Tema”, Mero Baze.
Në këtë protestë ishin të pranishëm edhe deputetë socialist, çka e ka politizuar disi çështjen. Gazetari Ylli Rakipi tha para protestuesve se qeveria duhet të lirojë dy truprojat dhe të arrestohet agresori i vërtetë.
“Qeveria duhet të ndalojë agresorin e vërtetë. Nëse nuk ndalohet agresori, edhe shteti është agresor”, theksoi ai. Ndërsa gazetari tjetër, Andrea Stefani tha se protesta zhvillohet për mbrojtjen e medias të lirës. “Dhuna ndaj Bazes, është një akt i turpshëm. Media duhet të mbrohet pavarësisht bindjeve politike të saj”, theksoi Stefani.
Protesta e tyre vjen dy ditë pas dhunimit të gazetarit Baze nga biznesmeni, Rezart Taçi dhe truprojat e tij natën e së hënës në një lokal në zonën e ish-bllokut.