Ban Ki Moon per vizite ne Gjermani

Do te dergohet nje sinjal i forte nga Berlini ne Kajro tha Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki Mun gjate pritjes se tij ne keshtjellen Bellevue seline e presidentit. Thirrja e tij per regjimin e Mubarakut ishte e qarte. Jashtezakonisht e qarte per nje kryediplomat te OKB-se i cili jemi mesuar te jete i permbajtur. Me lejoni te them fare qarte Ajo qe po ndodh eshte skandaloze dhe e papranueshme. Duhet ti jepet fund menjehere. 9193 Respekti per lirine e mendimit dhe per te drejten e tubimit eshte nje pjese qendrore e rendit demokratik te vlerave. U bej edhe nje here thirrje pergjegjesve ne Egjipt te degjojne zerat e popullit dhe te nisin menjehere ndryshimin.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti gjerman Christian Wulff ne Keshtjellen Bellevue
Presidenti gjerman Christian Wulff i zgjedhur ne 2010-en premtoi gjate takimit me perfaqesuesin me te larte te Kombeve te Bashkuara mbeshtetjen e tij. Per te gjithe ata qe perballe skenave si ne nje lufte civile ne kryeqytetin egjiptian kane nevoje me se shumti per te. Jam i brengosur per paqen e brendshme dhe te jashtme ne rajon per lirine dhe zhvillimin e lirise dhe te demokracise. Sidoqofte Gjermania do tu jape cdo ndihme atyre qe angazhohen atje per zgjedhje te lira dhe per zhvillim paqesor. Kundershtojme cdo perpjekje per te krijuar fakte me ane te dhunes.
Wulff dhe Ban Ki Mun pajtoheshin Egjiptit i duhet nje rifillim politik dhe ky duhet te vije tani. Ne kete kuader Kombet e Bashkuara duan te luajne nje rol konstruktiv tha Ban Ki Mun. Se cili do te jete saktesisht ky rol kete ai donte ta bisedonte pas kthimit te vet ne Nju-Jork me shtetet anetare te Keshillit te Sigurimit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Universiteti Humboldt
Shnderrimi duhet te shoqerohet nga perpilimi i nje kushtetute te re demokratike te shtetit te se drejtes tha Wulff. Ky proces demokratizimi duhet te kishte ardhur me kohe shtoi ai.
Ne mbyllje te takimit Sekretari i Pergjithshem i OKB-se falenderoi Gjermanine per rolin e saj konstruktiv ne reformen e afert te institucioneve te OKB-se. Ban Ki Mun mban sot ne lidhje me kete nje fjalim ne Universitetin e respektuar Humboldt te Berlinit. Tema Kombet e Bashkuara dhe bota moderne.
Sekretari i Pergjithshem udheton neser per ne Mynih. Atje ai eshte mysafir i Konferences se 47-te te Sigurise se Mynihut nje takim i me shume se 350 politikaneve te rangut te larte nder ta te pakten 12 krere shtetesh dhe qeverish dhe rreth 40 ministra te jashtem dhe te mbrojtjes.
Autor Richard Fuchs/ Elert Ajazaj
Redaktoi Aida Cama