Interesim i madh per konferencen e sigurise ne Mynih

Wolfgang Ischinger thote se kurre me pare nuk ka pasur nje interesim me te madh per kete konference. Ne salle mund te futen me se shumti 350 pjesemarres nderkohe qe kerkesa eshte shume me e madhe.
Ditet e fundit me eshte dashur per fat te keq qe shume te interesuarve tu kthej pergjigje negative per shkak te kapaciteteve. Ky eshte nje sinjal i mire pohon ai.
Interesimi ka nje shkak te thjeshte konferenca konsiderohet si takimi me i rendesishem per sigurine ne Gjermani Evrope e ndoshta edhe ne bote. Ketu mblidhet Creme de la Creme i sigurise nderkombetare. Tre dite me radhe ata diskutojne per shume ceshtje por nuk marrin vendime. Udheheqesi i takimit Wolfgang Ischinger thote se pikerisht per kete shkak konferenca eshte interesante per shume pjesemarres. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Delegacioni amerikan ne Mynih
Mund te flasim deri ne tre pas mesnate...
E mira e kesaj konference eshte qe mund te kerkojme zgjidhje dhe te japim impulset e duhura pa humbur kohe ne perpilimin e komunikatave. Ne mund ti kushtohemi ceshtjes dhe te grindemi deri ne tre ora pas mesnate pohon ai.
Ne dhomat e prapme te hotelit mund te shohesh sekretarin e pergjithshem te OKB duke pire kafe me ministren e Jashtme amerikane apo ministrat e jashtem te Suedise dhe Iranit se bashku. Takimet e ketilla i japin konferences nje rendesi te vecante. Hotelin e sigurojne me qindra police.
Temat
Kete vit me se shumti do te bisedohet per thyerjet ne vendet arabe. Do te flitet edhe per luften ne internet. Nder temat e rendesishme jane gjithmone raportet mes NATO-s dhe Rusise por edhe gjendja ne Afganistan. Kesaj here me se shumti do te behet fjale per mundesite e terheqjes se trupave te NATO-s nga ky vend. Christian Schmidt sekretar shteti ne Minsitrine e Mbrojtjes thote Shpresoj se ngadale po vie koha post-afgane edhe ne konferencen e Mynihut. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sergej Lavrov ka interesa te tjera.
Kjo do te ishte edhe ne interesin e delegacionit te madh amerikan te cilin e prine ministrja e Jashtme Hillary Clinton. Ne Mynih ajo do te kete aktivitete te shumta do te marre pjese edhe ne takimin e kuartetit per Lindjen e Mesme dhe do te ratifikoje me kolegun rus Lavrov marreveshjen START. Ndersa per ruset nje teme e rendesishme do te jete edhe rrjeti i mbrojtjes nga raketat.
Lista e mysafireve te konferences se 47 te Mynihut eshte e gjate por ndonje e vecante nuk pritet. Ne konference serish do te jete edhe kancelarja Angela Merkel me shume ministra. Nga Brukseli do te vijne Herman van Rompuy dhe Catherine Ashton. Nga Nju Jorku Ban Ki Moon ndersa per here te pare do te vie dhe kryeministri britanik David Cameron. I padeshiruar ne kete konference eshte shpallur ministri i Jashtem i Bjellorusise te cilit i eshte terhequr ftesa pas manipulimit te zgjedhjeve te fundit presidenciale.
Autor Nina Werkhuser/Bahri Cani
Redaktoi Elert Ajazaj