Ban Ki Moon viziton Birmaninë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki- Mun ka deklaruar se do të vizitojë Birmaninë ku do të takojë lideren pro-demokracisë Aung San Su Ki.
Ban Ki Moon tha se pret të vizitojë Birmaninë më 29 prill.
Njoftimi i tij vjen në të njëjtën ditë kur vendet e Bashkimit Evropian ranë dakort që të pezullojnë sanksionet ndaj Birmanisë si shpërblim për reformat e zbatuara që nga largimi i regjimit ushtarak, një vit më parë.
Reformat e ndërmarra nga qeveria civile përfshijnë edhe zgjedhjet e këtij muaji, në të cilat liderja pro- demokracisë Aung San Su Ki fitoi një vend në parlament.