E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çavez: Nuk kam vdekur

Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez ka folur përmes telefonit për një televizion në Venezuelë pas thashethëmave që qarkullonin se ai ose ishte shumë i sëmurë ose kishte vdekur.

Çavez gjendet aktualisht në Kubë ku po trajtohet  nga sëmundja e kancerit.

Venezuelanët nuk kanë parë dhe dëgjuar nga presidenti i tyre për më shumë se një javë, por Çavez deklaroi në televizionin shtetëror VTV për të thënë se do të kthehet së shpejti në Venezuelë.

Çavez tha se do të kthehet sërish në Kubë për trajtime të tjera, dhe e paralajmëroi popullin se ndërsa ai trajtohet nga kanceri dhe para zgjedhjeve të tetorit “duhet të mësohen me thashethemat që do qarkullojnë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›