PD: Komision 'zgjedhor'
Tiranë-Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka shprehur gatishmërinë për ngritjen e një grupi parlamentar për monitorimin e zgjedhjeve, ide e hedhur ditë më parë nga opozita socialiste. “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mirëpret nismën e Grupit Parlamentar të PS, për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm parlamentar, për monitorimin e zgjedhjeve”-theksoi Patozi.
Ai theksoi se zgjedhjet e lira janë prioriteti absolut i maxhorancës, teksa ka theksuar se “e konsiderojmë kërkesën e opozitës për të pasur më shumë akses në monitorimin e infrastrukturës zgjedhore si legjitime dhe si kërkesë të arsyeshme”. Patozi tha se ky komision duhet të ngrihet nga 2 bashkëkryetar një përfaqësues nga maxhoranca parlamentare dhe një përfaqësues nga opozita.