E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon vlereson marreveshjen

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon e mirëpret marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, e arritur më 19 prill në Bruksel.

Këtë qëndrim Ki Moon e shpreh në raportin e tij të fundit mbi zhvillimet në Kosovë, që do të diskutohet nga mesi i muajit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe një delegacion i Kosovës, që do të kryesohet nga kryeministri Hashim Thaçi. “Kjo është një arritje historike. Përgëzoj udhëheqjen politike në Prishtinë dhe Beograd që treguan durim, largpamësi politike dhe bënë Marrëveshja Kosovë-SerbiMarrevëshja, ratifikimi ende larg Aleksadër Vulin viziton Kosovën Gjuriç: Progres në bisedime gjënë e duhur për të bërë të mundur një progres të vërtetë”, thotë Ki Moon në raportin e tij. Numri 1 i OKB vlerëson më tej se: “Rezultatet e arritura në dialog hapin rrugën për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës” dhe kërkon që, “me të njëjtën frymë kompromisi, vendosmërie dhe vullneti të mirë të realizohet zbatimi i marrëveshjes në të dyja anët e lumit Ibër”. Kryeministri Thaçi nga fillimi i javës së ardhshme do të nisë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara me takime të nivelit të lartë në Uashington. Më pas ai do të shkojë në shtetin Ajouas, partner ushtarak i Kosovës, për ta përfunduar turin me pjesëmarrjen në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›