E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon:Situata në Siri, e patolerueshme

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ka thënë se situata në Siri “është e papranueshme dhe e patolerueshme”.

Ai ka thënë se Siria “është bërë çështja më shqetësuese për komunitetin ndërkombëtar” dhe ka përsëritur thirrjet drejtuar regjimit sirian, që të lejojë qasjen e organizatave humanitare.

Ban ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë fundin e dhunës. “Nuk kemi kohë për të humbur”, ka thënë Ban gjatë një vizite zyrtare në Indonezi.

Të hënën, aleati i Sirisë në Kombet e Bashkuara, Rusia, i është bashkuar Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në thirrjet drejtuar Sirisë, për dy orë armëpushim humanitar në ditë.

Ministria e Jashtme ruse i ka bërë thirrje regjimit sirian “dhe të gjitha grupeve të armatosura që kundërshtojnë atë”, të arrijnë marrëveshje pa vonesa për armëpushimin.

OKB-ja vlerëson se numri i të vrarëve nga dhuna njëvjeçare në Siri kalon shifrën 8,000 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›