E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, policia në kërkim të vrasësit të 4 personave

Policia franceze është vënë në kërkim të vrasësit të katër personave në një shkollë hebraike në Tuluz. Policia lokale e ka lidhur ngjarjen me dy atentatet e ndodhura javën e kaluar ku mbetën të vrarë tre ushtarë francezë ndërsa thekson se e njëjta armë dhe i njëjti motor i vjedhur u përdorën nga atentatori në të tre sulmet.
 

Agjentë të armatosur janë vendosur jashtë shkollave fetare, si dhe ndaj ndërtesave fetare hebraike e myslimane. Mijëra persona marshuan në rrugët e Parisit pasditen e së hënës në nder të viktimave. Ndërsa të martën, të gjitha shkollat në Francë do të mbajnë një minutë heshtje.
 

Ndërkohë, presidenti Nicolas Sarkozy ka vendosur në jug-perëndim të Francës nivelin më të lartë të alarmit anti-terrorizëm. Është hera e parë në historinë e vendit që është shpallur “alarmi i kuq”, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›