Ban Ki Mun: Përdorimi i armës kimike në Siri paraqet "krim lufte"

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun sot para Këshillit të sigurimit deklaroi se përdorimi i armës kimike në Siri paraqet "krim lufte" dhe kërkoi kërcënim me sanksione, si mbështetje të planit për shkatërrimin e këtij lloji të armës.
Sipas diplomatëve, të cilët morën pjesë në konsultimet e mbyllura të 15 anëtareve të Këshillit të sigurimit të KB-së, Ban deklaroi se mjekët kanë gjetur njerëz të cilët kanë vdekur në rrugë pas sulmeve me gazin helmues sarin më 21 gusht në afërsi të Damaskut.
Pasi e mori raportin për armë kimike në Siri, sekretari i përgjithshëm i KB-së së filloi me prezantimin e tij në Këshillin e sigurimit. Ndërkohë, KS-ja e KB-së i shqyrton pohimet se arma dhe municioni të cilat kanë mbetur në Libi pas rrëzimit të regjimit të Moamer Gadafit, po transferohet në Siri.
Sipas kumtesës së Komitetit për sanksione ndaj Libisë, "ekzistojnë gjithnjë e më shumë dëshmi për trafikim të armëve nga Libia në Siri, si në rrugën detare, ashtu edhe në rrugën ajrore". /Indeksonline/