Nenad Gjuriq hesht

Për herë të parë i paraqitur edhe publikisht, ushtruesi i detyrës së Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuric hesht në pyetjet e gazetarëve lidhur me veriun.
E gjithë ajo që tha Gjuric ishin vetëm falënderimet për donacionet e EULEX-it:
“E falënderoj EULEX-in për këto vetura , këto vetura do ti përdorim me qëllim të mirëqenies së gjithë qytetarëve në Veri.
Do të përpiqemi që edhe në të ardhmen të ketë më shumë siguri për të gjithë qytetarët në veri”, tha Gjuriq.
Ndërsa drejtori i PK-së, Shpend Maxhuni nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me aplikimin e ish-pjesëtarëve te MUP-it për tu inkuadruar në institucionet e Kosovës.
Përgjigjja e vetme e Maxhunit ishte për punën e drejtorisë rajonale të veriut.
“Ne që nga fillimi me mundësi tona vetanake kemi bërë gjithçka që është e mundur që puna drejtorisë rajonale në veri të funksionojë pa probleme”, tha Maxhuni.
Konferenca e përbashkët e Gjuricit, Maxhunit dhe Bernd Borchardt është mbajtur në pjesën veriore dhe gjithë kjo për një donacion të EULEX-it prej 25 veturave dhuruar drejtorisë rajonale ne veri./Indeksonline/