E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes një 24 vjeçar, një tjetër në rrezik për jetën

M.D. (24) nga Shkupi ka vdekur kurse 27 vjeçari I.S. nga Radovishi është në rrezik për jetën pas aksidentit të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën rajonale Manastir – Dimir Hisar në vendin e quajtur Çagor, njofton policia e Manastirit.

Aksidenti ka ndodhur me përplasjen e dy furgonëve të cilët kanë vozitur në rrugën rajonale, kurse policia është duke hulumtuar arsyet e aksidentit, transmeton Zhurnal.

Shkupjani ka drejtuar furgonin “Ford Tranzit” kurse qytetari nga Radovishi ka drejtuar furgonin “Mercedez Vito”. Pas aksidentit, shkupjani ka ndërruar jetë në rrugën për në spitalin e Manastirit. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›