E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki-mun: Siria po shkel marrëveshjen

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun tha se sulmet e vazhdueshme të forcave qeveritare siriane në qytetet e kontrolluara nga grupet opozitare, “shkelin” marrëveshjen me Këshillin e Sigurimit të OKB-së për tërheqjen e trupave.
Ban tha se marrëveshja e presidentit sirian Bashar al-Asad për të ndërprerë përdorimin e armëve të rënda më 10 prill nuk “është justifikim për vrasjet e vazhdueshme” deri në atë kohë.

Ban kërkoi nga autoritetet siriane që menjëherë të ndërprejnë operacionet ushtarake.

Ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan ka arritur marrëveshjen, e cila iu bën thirrje të gjitha palëve në konflikt që të përfundojnë armiqësitë dhe të nisin negociatat.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›