Peru, rrëshqitjet e dheut bllokojnë 9 minatorë në minierë

Nëntë minatorë kanë mbetur të bllokuar në një minierë në Peru si pasojë e një lëvizjeje terreni. Miniera ndodhet në lokalitetin Kuiliku, tre orë larg qytetit të Isas, në jug të vendit. Kontakti i vetëm me jashtë bëhet përmes një tubi gome, me të cilin minatorëve u dërgohet ujë i pijshëm dhe ajër. Në vendin e ngjarjes janë dërguar zjarrfikës dhe skuadra të specializuara të policisë, por për momentin përpjekjet e tyre për t`i nxjerrë jashtë kanë rezultuar të kota.