E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki-mun: Srebrenica do mbetet në ndërgjegjen e botës

“Njerëzit atje pësuan një gjenocid dhe ai do ta ndjekë për një kohë të gjatë bashkësinë ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë Ban për edicionin online të “Dnevni Avaz”.

“Kombet e Bashkuara nuk ishin në gjendje për t’i ndihmuar njerëzit në kohën kur atyre u është nevojitur ajo ndihmë”, tha ai.

“Kjo do të mbetet përgjithmonë në ndërgjegjen e Kombeve të Bashkuara. Kjo është dhe arsyeja përse po udhëtoj për atje”, tha ai në prag të vizitës së tij në rajon.

Ban pritet të arrijë në Slloveni të martën duke filluar turneun njëjavor në Ballkan-të parin e kësaj natyre që nga luftërat ballkanike të viteve të 90-ta.

Në kuadër të turneut të tij hyjnë dhe vizitat në Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Bosnjë dhe Kosovë./Rel-Start/

                                                                                             2012-07-16 17:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›