Ban Ki-mun pritet të kërkojë një mandat tjetër

Nga Express më 05 qershor 2011 në ora 21:00
Diplomatë të OKB-së thonë se Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-mun pritet të njoftojë nesër planet e tij për të kërkuar një mandat tjetër pesë-vjeçar.
Ban, ish-ministër i Koresë së Jugut, shpreson të marrë një mandat tjetër në pritje të një rekomandimi të Këshillit të Sigurimit dhe më pas, një votimi nga të 192 vendet anëtare.
Deri tani nuk ka patur njoftime publik për ndonjë kandidat tjetër të mundshëm.
Ban, pasoi zotin Kofi Annan në vitin 2007 dhe njihet për udhëtimet e tij të shumta./voa/